Ilir Daja po ben mire ne krye te Ballkanit teksa jo vetem ka dale kampion ne Kosove, por sezonin e kaluar beri edhe nje paraqitje te shkelqyer ne Kupat e Europes. Diten e sotme ai ka dhene nje interviste per emisionin “Panorama Sport” teksa ka bere edhe diferencen mes futbollit shqiptar dhe atij kosovar.

“Sa i përket nivelit besoj se është aty-aty. Për nga cilësia, për nga elementët. Ajo që bën diferencën është infrastruktura. Jo vetëm në “Air Albania”, por dhe në Shkodër, Elbasan, janë stadiume që ia rrisin kualitetin e ndeshjeve.

Kjo është inferiore në Kosovë, sepse vetëm dy stadiume janë të tilla në Kosovë. Sa i përket edukatës së punës, besoj se këtu janë më pak të përkëdhelur se në Shqipëri, që do të thotë lojtarët e rinj në Kosovë kanë qëndrueshmëri më të lartë.

Të rinjtë në Kosovë nuk ikin nëse s’kanë vende. Ndërsa në Shqipëri lëvizin shumë, ka kontradikta me klubin”- eshte shprehur nder te tjera trajneri Ilir Daja.