Java e 24 e Kategorisë Superiore do të rezervojë një duel interesant. Të shtunë (29 shkurt), në “Loro Boriçi” do të zhvillohet dueli mes Vllaznisë dhe Skënderbeut, në orën 17:00.
Miqtë nga Korça vijnë në këtë takim të “gjymtuar” në mbrojtje, me Pollozhanin dhe Imamin që do jenë mungesat e mëdha.
Veterani u ndëshkua me karton të kuq dje në sfidën kundër Teutës në qytetin juglindor, duke humbur duelin me shkodranët. Një fat jo më të mirë edhe për ish-mbrojtësin e Tiranës, me Imamin që mori karton të verdhë në minutën e 88, duke plotësuar numrin katër të tyre.
Kësisoj, dy mbrojtësit kanë vendosur në “alarm” korçarët, që ndaj Vllaznisë në “Loro Boriçi” do duhet të udhëtojnë pa dy titullarë të prapavijës./newsport/