Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, foli pas triumfit ndaj Vllaznisë me rezultatin 2-1. Në prononcimin për “Gol pas Goli”, tekniku i skuadrës korçare, veç të tjerash foli edhe për të ardhmen duke u shprehur:

ZËVENDËSIMI I SULMUESVE – Kemi bërë një ndeshje me 2 tabllo. Në pjesën e parë kemi qenë goxha mirë dhe mund t’i jepnim qetësi ekipit. Kemi bërë një pjesë të dytë, ku mund ta kishim humbur ndeshjes, si me Tiranën, për meritë të kundërshtarëve.

I ndërrova, sepse lojtarët nuk po shfaqeshin më në fushën e lojës. Me ndihmën e fatit, morëm fitoren. Kjo nuk do të thotë që ndërrimet na çuan te fitorja. Nuk kemi freskinë e duhur, por të paktën nuk duhet të prishim ekuilibrat në fushë. Të shfrytëzojmë potencialin që kemi.

Ky është kampionati. Deri para 3 javësh kemi qenë në vend të 3-të. Mbas humbjeve rresht, kemi rriskuar shumë. Kemi qetësinë e duhur dhe kohë për të përgatitur ndeshjet. Do të tentojmë që me këtë potencial që kemi të shkojmë aty ku e meritojmë. Oshilacionet janë prezente. Nuk e parashikojmë dot gjendjen e ekipit mbas 3 muaj. Duke qenë pragmatistë të shpresojmë për më sipër.

EKIPI PAS 3 MUAJSH – Duke shpresuar në një vendim pozitiv për Skënderbeun, të marrim vendimin e duhur për të ardhmen. Si unë dhe të gjithë sportistët, të respektojmë këtë emblemë që i ka dhënë tonin kampionatit. Është e paparashikueshme çfarë do të ndodhë në muaj e ardhshme.

ARBITRI – Përshëndes që e vetmja gazetë sportive (PANORAMA SPORT), kishte disa dyshime për disa 11-metërsha ndaj Teutës. Por, ju nuk dëgjuat që arbitri i dha ndihmë kundërshtarët. Kam shprehur pakënaqësitë për personalitetin e arbitrit. Sot kishim një arbitrër me personalitet, edhe pse kolegu mund të ketë të drejtë me pretendimet.

AKORD ME PARTIZANIN? Me gjithë konfidencat që kemi, unë jam trajner i Skënderbeut, nuk kam asnjë lloj komenti. Do presim me qetësi vendimin e Gjykatës Federale të Zvicrës për të parë çfarë do ndodhi me Dajën dhe lojtarin. Në respekt të qytetit dhe Skënderbeut, jam pjesë, të paktën deri në fund të kampionati do të përfaqësoj Skënderbeun.

Mund të jetë një vazhdim me Skënderbeun, por duhet të shkojë paralel me politikat e klubit. Dua që të ketë një kontingjent, ku çdo trajner të ndihet i plotësuar, për të drejtuar një ekip që ka pikësynime për të qenë edhe fitues me gjithë problematikat që kemi. Nuk e heq mundësinë që edhe me përgjigje negative, nëse ka një projekt që mund ta gjej veten brenda, mund të vazhdoj, sepse ndihem i respektuar nga qyteti dhe nga presidenti Takaj. Respekt reciprok”, u shpreh Daja.