Tashmë dihet prej ditësh që Ilir Daja është trajneri i ri i Dinamos. Tekniku 54-vjeçar vendosi të mbyllte aventurën e tij 973 ditore me Ballkanin, për t’u rikthyer në Shqipëri aty ku do të drejtojë dinamovitët.

Për herë të parë që prej largimit nga kampionët e Kosovës, Daja ka reaguar me një postim të gjatë në rrjetin social “Facebook”. Përveç falenderimeve për klubin nga Theranda, Daja vlerëson maksimalisht bashkëpunimin me ta, duke e cilësuar rrugëtimin me Ballkanin sit ë jashtëzakonshëm, emocionues dhe historik.

Reagimi i Ilir Dajës:

E dashur familja e madhe dhe prestigjoze “BALLKANI”!

I keqardhur kam pranuar faktin, se eshte momenti, qe rruget tona pas 973 ditesh te vrullshme, te jashtezakonshme, emocionuese dhe mbi te gjitha me rezultate historike, te ndahen! Ne kete moment do te doja te perqafoja dhe falenderoja secilin nga ju qe e beri aventuren time ne Suhareke me te miren ne aspektin njerezor dhe profesional, duke filluar nga presidenti Arsim Kabashi, familjaret dhe bashkepunetoret e tij, secilin nga anetaret e stafit tim teknik, çdonjerin nga futbollistet, çdo tifoz te Ballkanit, veçmas “Xhebrailat”, çdo qytetar te Suharekes, falenderime dhe mirenjohje pa fund.

Kam nje falenderim, gjithashtu per opinionin e gjere sportiv te Kosoves, çdo rival tonin ne fushen e lojes dhe ne tribuna, secilin nga perfaqesuesit e medias dhe çdo studio televizive. Ne jemi bere me te forte, me te pjekur, me profesioniste, fale edhe rivalitetit dhe kontributit tuaj!

Largohem nga Suhareka shume krenar per çdo dite te punes time aty, per çdo fitore, per çdo trofe, per çdo sukses ne garat europiane! Pafundesisht mirenjohes per te gjithe, jashtezakonisht i lumtur ne qytetin dhe klubin ku erdha si mysafir dhe largohem i permbushur dhe ndjesine e nje pjestari te familjes se madhe “BALLKANI”, se ciles i uroj dhe deshiroj suksese te reja dhe me te medha!

Faleminderit Ballkani!