Partizani kreu vetëvra.sje sot kundër Kukësit, teksa humbi 2-1 kundër verilindorëve. Të kuqtë e drejtuar nga trajneri Ilir Daja ishin avantazh deri në minutën e 70-të, atëherë kur Emiliano Musta u dhuroi golin e parë kuksianëve.

Tekniku kryeqytetas foli pas takimit ku u shpreh mjaft i mërzitur për mënyrën se si rrodhën gjërat në këtë takim. Sërish lojtarë me eksperiencë siç është mbrojtësi i majtë, dhuruan ndaj kundërshtarit. Në prononcimin e zakonshëm për Supersport, Daja tha:

“Duhet ta kishim përfunduar pjesën e parë në një avantazh më të madh. Kishim shumë raste para porte. Kukësi e bëri goditjen e parë në portën tonë në golin e dytë. Pa diskutuar pastaj autogolin. Më vjen keq që e humbëm një ndeshje të tillë. Rastet dhe goditjet te porta jonë ishin të pakta, siç e thashë në golin e dytë goditen për herë të parë.

Derbi? Kemi bërë një pjesë të parë jashtëzakonisht të mirë. Duhet të shënonim më shumë se 1 gol. Kishim raste në çdo moment. Kështu është futbolli, e pëson qoftë dhe me një autogol. Në atë moment të gjithë u demoralizuam. Në golin e dytë mbajmë përgjegjësi ne sepse ishte vendosje e gabuar e mbrojtjes.

Merkato? Përderisa shpërdorojmë shumë gola, duhet të jemi më të qetë para porte. Duhet të jemi pak më shumë altruistë. Krijojmë shumë, lojtarët bëjnë diçka shumë pozitive që shkojnë në zona të rrezikshme të kundërshtarit. Nëse do kishim pikët e humbura nga faza e para, do të kishim një renditje ndryshe”, përfundoi ai./newsport/