Trajneri i Dinamos, Ilir Daja foli pas barazimit që morën me Skënderbeun.
“Besoj që do ti kalojmë momentet e vështira, ajo që na shqetëson është se mungesat i kemi të gjitha në linjën e boshtit të ekipit, por do të shohim përpara dhe ti japim mundësinë çunave të rinj kur të vijë momenti.
Jonuzi do kohën e vet, pasi është afrimi i vetëm që kemi bërë në këtë merkato, sepse ka eksperiencë dhe e njeh mjaft mirë kampionatin shqiptar. Maliqi ka dy ditë që ka dalë në stërvitje, ka pasur një virozë, Rufati duke parë pjesën e dytë, nuk patëm nevojë për të ndërruar në mbrojtje.
E patëm në kontroll pjesën e dytë, nuk mund të fusja një sulmues të ri në një situatë si sot. Gabim bëra spostimin e Gudiabit drejt gjysmë hapësirave, nuk kishim lojtarë në qendër për të ndryshuar mënyrën e lojës. Në pjesën e parë hymë me ritëm më të ulët dhe në momentin që po menaxhonim, morëm një gol se ishte një top i humbur. Skënderbeu ka meritat e veta se bëri një pjesë të parë të mirë”, deklaroi ai për “RTSH Sport”.