Ballkani ka fituar ndeshjen e parë të fazës “Play-Off” përballë Bate Borisov. Një ndeshje që nuk u nis mirë nga kampionët e Kosovës por që e mbyllen me fitoren 4-1.

Një fitore që e afron më shumë më grupet e Conference League. Pas kësaj sfide foli edhe trajneri, arkitekti i këtij ekipi, Ilir Daja.

“Kjo fitore i shkon Emërllahut sepse dje është operuar dhe është debulesa e ekipit. Për tifozët, për Xhebrailat, për të gjithë.

Kemi bërë një lojë të tillë kundër një ekipi me më shumë eksperiencë se në. Edhe sot tregoi se brenda ekipit ka lojtarë të mirë.

Kemi dominuar gjatë gjithë 90 minutëshit, por mund të shënonim edhe më shumë. Nëse do të bëja cinikun mund të ishim pak më të ftohtë përpara portës.

Por një rezultat 4-1 në ndeshjen e parë është një fitore goxha bindëse që këta çunat e Ballkanit arritën. Meritojnë një bravo të madhe.

Për humbjen me Ludogorets që pësuam le të merren specialistat, pasi nuk po i zë gjumi në darkë.”