Pavaresisht kritikave te analisteve dhe specialisteve te ndryshem ne studiot televizive te Kosoves, trajneri Ilir Daja eshte shpallur per te dytin vit rradhazi me i mire i kampionatit te ketij vendi.
Ne nje interviste te dhene per mediat, ai ne njefare menyre i eshte pergjigjur edhe kritikuesve te tij ne studiot televizive se ka preferuar me mire te vazhdoje punen sesa te merret me kthimin e pergjigjegjeve atyre.
“Të them të drejtën, kemi qenë aq të impenjuar këtë vit, saqë pushime kemi bërë vetëm 4-5 ditë në janar dhe vetëm ndonjë javë në qershor. Unë jam më shumë një trajner fushe dhe nuk jam prezent në studio televizive. Përmes mediave elektronike dhe portaleve i kam ndjekur edhe debatet, por nuk u jam kundërpërgjigjur, sepse në fund fare, e di që futbolli është një lojë subjektive dhe kam menduar të vazhdoj punën i qetë.
Pra, më mirë të flas me rezultate, sesa të futem në polemika të kota. Sigurisht që nuk më ka ardhur mirë në momente të veçanta, sepse disa gjëra që janë thënë, nuk kanë qenë të miranalizuara apo adresuara drejt. Gjithsesi, këto ndodhin në çdo vend dhe janë të pashmangshme edhe në Kosovë.
Por, mendoj se janë në një nivel më të ulët sesa në Shqipëri në aspektin e problematikave apo negativitetit që mund të flasin kolegët. Pjesa më e madhe janë në mbështetje të asaj që unë bashkë me ekipin kemi bërë në këto dy vite. Megjithatë, nuk ka qenë nevoja të hapim debate.
Në mbrëmjen e Federatës së Kosovës për ndarjen e çmimeve, kam takuar trajnerin Farruk Statovci, që del zakonisht në një prej emisioneve sportive. Kemi bërë një foto bashkë me kërkesën e tij dhe dëshirën time, ndërsa më tha kështu: “Edhe pse kam pasur mendime kundër, kjo nuk do të thotë që jam kundër teje”.
Janë gjëra që kanë lindur si pasojë e ndonjë rezultati apo debate për ato intervistat që ne si trajnerë japim në të nxehtë pas ndeshjeve. Në fund të fundit këto janë pjesë e pashmangshme e punës së një trajneri. Unë kam zgjedhur të qëndroj në pozicionin e trajnerit dhe të mos debatoj në studio”.