Zemërimi i shkodranëve me Hito Hitajn, ish-trajnerin e Luftëtarit të Gjirokastrës, vazhdon ende të bëhet gjithnjë e më i madh pas asaj deklarate të bërë një ditë më parë prej tij.
Një ditë më parë ai do të deklaronte në media se në kampionatin e vitit 1978, “Vllaznia u shpall kampion duke i marrë titullin kampion Luftëtarit të tij ngaqë shkodranëve ua la ndeshjen e fundit Traktori i Lushnjës”.
Në këtë mes shtohet edhe numri i figurave të futbollit shkodran që kanë dalë hapur kundër tij. Dhe pas ish- sulmuesit Fasli Fakja dhe gazetarit sportiv Namik Mehmeti, tani ka qenë rradha e ish- mbrojtësit Ilir Dibra të reagojë.
Me një postim në rrjetet sociale, pikërisht në faqen e “Shkodra Sport” teksa në vazhdën e komenteve të bëra për këtë temë, ka ndërhyrë duke shkruar:
“Me siguri qe mosha ben punen e vet. Karantina po ashtu. Ne ne Shkoder thojme te ardhte pleqeria mbare”.
© shkodrasport.com