Historia e Vllaznise ne futboll por edhe ne sporte te tjera padyshim qe ka patur ne rradhet e saj emra te shquar te cilet kane dhene kontributin e tyre ne lartesimin e emrit te ketij klubi shekullor.

Njeri prej tyre eshte edhe ish- futbollisti Ilir Kepaj, ish- sulmuesi i Vllaznise por edhe i kombetares shqiptare ne vitet ’80. Ka dhene nje kontribut te madh sidomos per ekipin shkodran, duke qene madje nje nder shenuesit me te mire ne historine e Vllaznise teksa ka shenuar 70 gola ne vetem pak kampionate, sepse me pas eshte larguar drejt Belgjikes ku luajti me ekipin “Molembek”.

Vete Kepaj permes nje postimi ne profilin e tij ka shprehur kenaqesine per kontributin e tij per Vllaznine dhe ekipin tone kombetar te atyre viteve teksa shkruan:

“Te jesh golashenusi me i mire i Vllaznise i të gjitha kohërave deri në 1991, asht kënaqësia ma e madhe për nje futbollist sidomos në ato vite ku futbolli shqipëtar ka pasur rezultatet më të mira në nivel kombetar e nderkombëtar në klube. Rreth 70 gola për 6 vite. Jam shumë krenar gjithashtu që kam qenë pjesetar i 3 futbollistave te kombetares me dy lojtaret virtuoze dhe te talentumt si JERA dhe ZMIJANI, gjate viteve 88,89 90, 91”.