Luftëtari me origjinë shqiptare në UFC, Ilir Latifi ka zbuluar duelin e radhës në sportin luftarak. Nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social Latifi lajmëron të gjithë fansat e tij se ndeshja e ardhshme do të jetë më 8 shkurt 2020, ndaj amerikanit Derrcik Leëis.

Latifi sfidën e fundit e ka patur në 11 gusht ku pësoi dhe humbje me nokaut nga Volkan Oezdemir dhe kjo sfidë është tepër e rëndësishme për shqiptarin në mënyrë që të rikthehet përsëri në maja.

Derrick Leësi njihet ndryshe si “bisha e zezë” I cili është pjesë e UFC prej 2010 dhe regjistron 22 fitore dhe 7 humbje./newsport/