Në Shkodër u luajt klasikja e basketbollit për meshkuj mes Vllaznisë dhe Tiranës e cila përfundoi me fitoren e vendasve 96-68. Në një pallat sporti të tej mbushur, nuk mungonte as Presidenti i vendit Ilir Meta i cili kishte vendosur të ndiqte nga afër ndeshjen e basketbollit.
Pas përfundimit të takimit, Presidenti Meta foli për mediat duke komentuar dhe atmosferën e krijuar në Pallatin e Sportit, “Qazim Dervishi”, raporton newsport.al.
“Kishte shumë gra, dhe kjo është një arsye për t`i mbështetur lojërat me dorë. Janë sporte shumë tërheqëse dhe jo përjashtuese, janë pra dhe për djemtë dhe për vajzat. Jam kuqezi, të dyja ekipet ishin në rregull. Pastaj të dyja ekipet kanë një të përbashkët, ngjyrën blu.
Ishte kënaqësia ime për ti dhuruar buqetë me lule një personaliteti të sportit, Bledar Gjeçaj. Është 7 marsi, një ditë e veçantë për tu përkulur para mësuesve të edukimit fizik. Puna e tyre duhet të mbështetet” është shprehur Ilir Meta para mediave.