Pas viteve ’90 kanë qenë të shumtë futbollistët joshkodranë që kanë ardhur për të luajtur me Vllazninë. Disa prej tyre kanë lënë gjurmë dhe disa as emri nuk u kujtohet më.
Në fakt, në ka lojtar që kanë bërë për vete tifozët me mënyrën si ka luajtur, me grintën që ka treguar në fushën e lojës dhe dashurinë e madhe që ka treguar për fanellën kuqeblu, ai është mesfushori kosovar Ilir Nallbani.
Mbërriti për herë të parë në Shqipëri në verën e vitit 2006 duke luajtur për një sezon me Elbasanin ku spikat dhe ish- presidenti i Vllaznisë Fushaj një sezon më vonë nxiton ta marrë në Shkodër.
Aty ku ai qëndroi gjatë, plot 4 sezone pa u shkëputur për asnjë moment por duke dhënë gjithnjë më të mirën për këtë skuadër me të cilën fitoi edhe Kupën e Shqipërisë në sezonin 2007-2008.
U rikthye në Kosovë për një sezon, për të ardhur sërish tek Vllaznië ku luan edhe në sezonin 2012-2013 dhe më pas kthehet sërish në vendin e tij sa për të mbyllur karrierën. Me ekipin shkodran ka luajtur plot 120 ndeshje dhe ka shënuar 5 gola.
Do të mbahet mend gjatë për grintën e shfaqur në fushën e lojës, luftën e pakompromis me çdo kundërshtar dhe jo më kot, edhe sot vazhdon të kujtohet për emrin e mirë që la me paraqitjet e tij në fushën e lojës me ekipin e Vllaznisë. Nderkohe pas lenies se futbollit, Nallbani ka nisur pune si trajner me disa ekipe moshash ne qytetin e tij te lindjes, ne Peje.
© shkodrasport.com