Pas disa vitesh eshte rikthyer serish ne Shkoder, por kete here thjesht si vizitor dhe nuk kishte se si te qendronte pa shkelur ne tempullin e futbollit, ne stadiumin “Loro Boriçi”.

Mesfushori nga Peja e Kosoves Ilir Nallbani ka luajtur plot 5 vite ne kete stadium, pikerisht ne periudhen 2008-2013 dhe ka dhene me te miren e tij per Vllaznine duke fituar edhe trofe me te.

Per me teper se kaq, ka lene nje emer te mire tek te gjithe tifozet shkodrane te cilet e kane dashur dhe mbeshtetur vazhdimisht per menyren si luante dhe si e perfaqesonte fanellen kuqeblu qe mbante te veshur.

Sot Iliri eshte kthyer serish ne Shkoder dhe madje kete here me vete ka patur edhe te birin, per t’i treguar edhe atij se ku ka luajtur i ati dhe çfare vleresimi ka marre ai prej njerezve te ketij qyteti.

Nallbani permes nje postimi ne rrjetet sociale e thote vete kete gje kur shkruan perberi fotos ne “Loro Boriçi”: “Stadiumi i cili gjithmonë më jep emocion. Kalova 5 vite të suksesshme në karrieren time sportive dhe fitova gjithçka. Ju jam mirënjohës gjithë jetën qytetit të Shkodres dhe tifozëve”.
www.shkodrasport.com