Diten e sotme ne stadiumin e Vores eshte luajtur ndeshja e fundit e javes se 14-te te kategorise se dyte ne mes Ilirise pretendente dhe Beselidhjes. Kane qene fushe- krujasit ata te cilet kane luajtur me mire dhe ne fund e kane merituar fitoren me shifrat 2-0.
Sigurisht qe ata konsideroheshin favorite per vete pretendimet qe kane dhe nje gje te tille e treguan edhe ne fushen e lojes. Qe ne fillimin e ndeshjes, futbollistet e Ilirise ishin me agresive dhe u hodhen menjehere ne sulm ne kerkim te golit te pare.
Dhe ne fakt ai nuk ka vonuar te vinte. Ne minuten e 15-te ka qene futbollisti Adolfo Selmani, ai qe e ka derguar topin ne rrjeten e portes se mbrojtur nga Brunkli Hoxha. Ne vijim rastet nuk do te mungonin serish, madje edhe te Beselidhjes por pjesa e pare nuk do te dhuronte gol tjeter.
Ndryshe do te ndodhte ne te dyten kur do te shenohej edhe goli i dyte nga futbollisti Brajan Selmani dhe ketu u duk se do te mbyllej gjithçka pavaresisht se ai u realizua ne minuten e 54-te. Mesa duket te dy ekipet u pajtuan me nje rezultat te tille.
Perfundimisht 2-0 per Ilirine qe ben detyren duke fituar dhe ne kete menyre vijon te ndjeke ritmin e dy ekipeve te tjera kryesuese, Luzit dhe Sopotit qe kane respektivisht dy dhe nje pike me shume se ajo. Nderkohe me humbjen e sotme Beselidhja mbetet ne kuoten e 20 pikeve duke qene e detyruar t’i leshoje