E kishte paralajmeruar se do ta zyrtarizonte mbremjen e sotme dhe keshtu ka ndodhur. Skuadra e Ilirise se Fushe- Krujes ka bere realitet nje tjeter goditje ne merkato duke marre nje futbollist qe me pare ka luajtur edhe ne Superiore.
Iliria vazhdon që të jetë një nga ekipet më aktive në merkato. Ashtu siç njoftoi Newsport.al, klubi nga Fushë-Kruja ka arritur akord me ish-sulmuesin e Tiranës dhe Partizanit, Redi Veriun.
“Klubi i Futbollit Iliria bën me dije se është arritur marrëveshja me lojtarin Redi Veriu i cili ka një karrierë të pasur pasi ka qenë pjesë e Superligës dhe Kategorisë së Parë. I urojmë mirëseardhjen dhe suksese në familjen bardheblu”, shkruan klubi i Ilirisë në rrjetet sociale.
Kujtojmë që Veriu ka një karrierë të gjatë në Superiore, teksa është një prodhim i akademisë së Tiranës. Gjithashtu, 24 vjeçari ka mbajtur veshur edhe fanellën e Tërbunit, Partizanit B, Kukësit, Turbinës dhe Besës së Kavajës.