Vllaznia e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri. Shkodranët kanë fituar 2 ndeshjet e para duke kryesur Superligën të vetëm me 6 pikë.

I ftuar në emisionin “Pressing”, mbrojtësi i Vllaznisë, Eni Imami është shprehur se shkodranët kanë si objektivin minimal Kupat e Europës, ndërsa synimi maksimal është titulli.

“Shkodra ka qenë gjithmonë kërkuese sa herë fillon kampionati. Këtë vit Vllaznia është ndryshe. Ne luajmë për Kupat e Europës që është minimum dhe jo për mbijetesën.

Më duket shumë e vështirë që të thuash që kjo skuadër është për kampion pasi të gjitha janë të barabarta”./newsport/