Skënderbeu ka marrë një lajm negativ nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë, ku është konfirmuar dënimi me 10 kualifikime mospjesëmarrje në Europë, çka do të thotë “fundosje” për klubin.
Shumë lojtarë jane larguar dhe do të largohen e mes tyre eshte edhe Eni Imami. Mbrojtesi i majte ka qene nder me te spikaturit tek korçaret dhe kjo ka bere qe ne adrese te tij te kete edhe oferta.
Ish-mbrojtësi i Tiranës luajti vetëm gjashtë muaj te korçarët, teksa arriti të zërë një vend në formacionin e Ilir Dajës. Dënimi i Skënderbeut e largon nga Korça mbrojtësin dhe ofertat drejt tij nuk mungojnë aspak.
Mësohet se tre klube të Kategorisë Superiore duan shërbimet e Imamit. Kastrioti dhe Vllaznia janë dy emrat më të mundshëm, ku 27-vjeçari mund të vazhdojë karrierën, teksa një mundësi është edhe kalimi te Partizani, ku Ilir Daja do mund t’i merrte maksimumin, siç bëri te Skënderbeu. /vipsport/