Mbrojtësi i Vllaznisë, Eni Imami ka dalë sot përpara mediave për të folur për ndeshjen që shkodranët luajnë nesër në shtëpi ndaj Bylis, duke nisur nga ora 13:45.
Mëngjarashi ka treguar se historia me Partizanin në merkaton e verës është e kaluar dhe se tani mendon vetëm që të përbushë objektivat me Vllazninë, duke kapur minimalisht Kupat e Europës.
Si po e përjetoni eksperiencën e parë te Vllaznia?
Duket një ndryshim I madh këtë vit te Vllaznia. Nga vitet e tjera çfarë e kam parë si kudërshtar e shoh ndryshimin. Po e e shijoj këtë moment sidomos tani që kemi nisur mirë sezonin dhe jemi në vend të parë.
Përballja me Bylis? Gjithë ekipet janë ambicioze dhe duan maksimumin. Do futemi në fushë për tri pikë. Ne do tentojmë fitoren por jo me çdo kusht, do tentojmë fitoren por varet çfarë ndodh në fushë.
Mbrojtja jo e fortë ndaj Kukësit?
Nuk është problemi te mbrojtja, se e dëgjoj shpesh këtë gjë. Nëse pësohet gol nuk e ka fajin vetëm mbrojtja. Mbrojtja fillon nga sulmi, këtë e kemi hasur në analizë. Problemet disa herë kanë ardhur nga sulmi, duke u pësuar më pas goli. Nuk ka bërë keq treshja jonë, unë, Gurishta dhe Adili. Uroj që të përmirësohemi më shumë.
Një farë marrëdhënie me Partizanin në fillim, tani fituat marrëdhënien me tifozët shkodranë?
Uroj t’I fitoj tifozët për vete edhe për ekipin. Këto janë gjëra që ndodhin në jetë, tani jam pjesë e Vllaznisë dhe nuk kam në mendje asnjë ekip tjetër, jap maksimumin këtu. Dua të arrijmë objektivat, minimalja Kupat e Europës dhe më pas shohim për të ardhmen.