Arlind Kalaja pritet të jetë risia e trajnerit Tomas Brdariç në ndeshjen e sotme ndaj Kukësit.

“Panorama Sport” mëson se në seancat e fundit gjermani ka provuar Kalanë titullar në majën e sulmit, duke lënë në stol boshnjakun Haris Dilaver, i cili ka shfaqur një formë të dobët në dy takimet e fundit në kampionat.

Sa i përket pjesës tjetër të formacionit, dilema e vetme mbetet nëse do të luajë nga minuta e parë Demir Imeri apo Fjoart Jonuzi.

Gjasat janë që Brdariç të preferojë këtë të fundit, pasi shpërdorimi i rasteve për gol në barazimin ndaj Teutës, ka rënduar disi psikologjikisht Imerin.