Edhe pse Lojërat Olimpike dimërore “Pueongchang 2018” nuk kanë nisur ende dhe stadiumi ku do të zhvillohet ceremonia e hapjes do të inaugurohet më 9 shkurt, fati i këtij impanti është i destinuar që tani:

Ai do të prishet pak ditë pas përfundimit të këtij eventi olimpik. Madje më 18 mars do të nisë çmontimi i këtij impianti sportiv që është ndërtuar enkas për këtë Olimpiadë dhe që ka një kapacitet prej 35 mijë vendesh.

Shkak i çmontimit është zona ku është ndërtuar, një zonë pak praktike dhe ku nuk zhvillohen shumë sportet dimërore si dhe kostot e mirëmbajtjes do të jenë shumë të larta.

Ndaj është vendosur që impianti të prishet pas përfundimit të Olimpiadës. Stadiumi është ndërtuar në një zonë ku dimri është shumë i ashpër dhe rrymat ajrore të ftohta që vijnë nga Siberia bëjnë që temperaturat të jenë deri në -10 gradë.

Ndërkohë që impianti sportiv është i hapur dhe jo shumë i përshtatshëm për aktivitete në dimër. Madje edhe gjatë ceremonisë së hapjes, organizatorët do të shpërndajnë batanije, durashka dhe papuçe për pjesëmarrësit, pasi pritet që temperaurat të shkojnë deri në -14 gradë./telesport/