Nga Namik MEHMETI

E ndjej si nje detyrim moral e shpirteror, te rikthehem ne kujtimet e viteve jo vetem te njohjes me legjenden e futbollit shkodran ne vitet ’50, por edhe ne nje bashkeudhetim, ai ne fushen e blerte si futbollist e trajner dhe une me pare si nje sportdashes e me pas ne rolin e gazetarit sportiv.

Jan shkruar dhe botuar faqe pambarim per lojen qe solli risi ne mesfushen e futbollit shqiptar, ku eleganca dhe vizioni , saktesia ne pasime e goditje te topit ne drejtim te portave kundershtare dhe me pas me sukseset si trajner i Vllaznisē i Kombetares.

Dhe ne grupi i gazetareve e komentatoreve sportiv nga Rifat Uruci, si dhe autori i kētyre radheve, Ymer Striniqi, Gasper Marku, Ramadan Bigza, Gjergj Kola etj, ku mbi te gjithe kolegu une i mirenjohur ne gazetarine sportive Besnik Dizdari, i vuri nje kapak te arte karrieres se legjendes shkodrane me botimin e librit “Ramazan Rragami” botuar ne revistën sportive “Futbolli Shqiptar.

E ne mes atyre kujtimeve te pashlyeshme po veçoj ngjarjen e vitit 1965 kur emri i Zan Rragamit perflitej pertej sferave te tifozerise, ne zyrat e Ministrive te Mbrojtjes apo asaj te Brendshme ku gjeneralet benin edhe gjuetine e grabitjes se futbollisteve te talentuar.

Janari i ngrire i vitit 1965 u be dy here me i ftohte ne qytetin e Shkodrēs kur nje lajm si i rene nga qielli , bile qe tronditi shkodranēt si nje termet, u perhap ne sekonda: “Eshte zhdukur Ramazan Rragami”. Koleget e tij mesues ne gjimnazin “28 Nentori” si perdite e pritnin ne rreshtimin e mengjesit, ngrinin supet per mungese e Zanit, shoket e tij te ngushte Selami Dani e i ndjeri Esat Rakiqi po ashtu pa ze, trokitje ne deren e shtepise diku andej nga lagja tek shkolla pyjore dhe tek i vēllai i madh qe e kishte me te perferuar ku edhe te paret e Partisē e te pushtetit provonin mjeshtrin e duarve te tij.

Trokitje ne Zyren e Sportit tek drejtuesi Bahri Axhemi, e pse jo deri ne katin e trete tek zyra e ish Kryetarit te Komitetit Ekzekutiv Bilal Parruca e deri ne ish- Komitetin e Partise behej nje pyetje: Ku eshte zhdukur Zan Rragami?

Dhe me ne fund adresa ishte zyra e Deges Ushtarake. Ne nje manover klandestine ,si ne filmat e Hollivydit Zan Rragami ishe “arratisur” per ne Tirane i shoqeruar nga ushtarake besnik te ish-gjeneralit Petrit Dume per tek Partizani. Per mos te rene ne sy te kontrollit policor tek Ura e Bahçallekut i kishin hedhur nje batanije ne koke.

E keshtu thotē Besnik Dizdari ne libri “Ramazan Rragami”, ishte veprue edhe me Zani e larguar tashme, pikerisht kur Vllaznia e rimekembur nga trajneri Skender Jareci pas shtate muajsh fitonte te paren Kupe te Shqiperisē ku dy shoket e ti Dani e Rakiqi do te ishin protogonist te kesaj fitorej ndaj Skenderbeut 1-0.

Dhe pas nje viti Dani e Rakiqi do te ishin pērballë Rragamit ku ne finalen e Kupes se Shqiperisē Vllaznia -Partizani me 1966 fitonte Partizani 2-1. E Vllaznia do te kete pas kētyre dy finaleve, nje emer tjetēr te madh perballe- Sabah Bizin qe edhe kjo legjende e futbollit shqiptar do behej pre e kthetrave te klubit ushtarak Partizani.