Me shume se sportdashesit shkodrane, nuk ka patur sportdashes te apasionuar pas sportit te boksit ne pergjithesi e Mjeshtrit te ketij sporti, AHMET GOLEMIT qe u nda nga jeta para dy diteve.

Edhe une si admirues i ketij sporti qe ne Shkoder ndiqej njesoje si sportit e tjera, kam  perjetue skena teper emocionuese kur ne ring prezantohej boksieri legjende Ahmet Golemi.

Boksimi i Golemit qe nga prezantimi ne ring deri ne goditjen perfundimtare, te gongut, pas tre ruendeve, i mbante spektatoret ne emocione, pasi legjende shpaloste nje arsenal goditjesh teknike ndaj kundershtarit, ne goditjen dirette, ne befasi, dhe ne nje mbrojtje qe nuk kalonte ne pasivitet.

Kendi sportiv “Spartak” ne qender te qytetit ishte arena e takimeve te paharrueshme te ballafaqimeve te mjeshtrave te medhenje te ketij sporti, ku duelet e Golemit ndaj durrsakut Ymer Reçi apo korçarit Niko Mile, kujtohen si relike te pa shlyera per shkodranet. Fitoret e pastra te Golemit ku te pese gjyqtaret firmosnin fitoren e Golemit.

Dhe sportdashesit shkodrane nuk mjaftoheshin vetem me duartrokitjet e thirrjet “Golemi_Golemi”, por ato e rrembenin ne krahet e ture duke e percjellur nga kendi “Spartak” deri tek ish-hotel Sporti ne rrugen e Perashit.

Dhe Ahmeti perlotej nga respekti qe i benin shkodranet duke mos e harruar asnjehere kete mirenjohje.
Me Ahmet Golemin kam patur nje njohje e miqesi te hereshme qe kur ai punonte ne gazeten Sporti Popullor dhe une nga Shkodra i percillja nepermjet linjes telefonike komentet e lajmet sportive qe zhvilloheshin ne qytetin tone.

Ruaj shume kujtime nga njohja e gjate me kete legjende,ku ne mes tyre eshte dhe nje foto e tij si kampioni kombetar me kampionin korcar Niko Mile dhe nje shkrim i tij ne faqet e gazetes Sporti Popullor ne forme portreti per kontributin tim ne kete gazete.

Ndonese ai provoi dhe vuajtjet ne hetuesin e burgjet e diktatures,duke u akuzuar vetem per ndjejat e tij te sinqerta per boksin perendimor e ne menyre te vecante per boksierin e shekullit Muhamet Ali, ku foton e tij e mbante te meshehur si nje hajmali.

Dhe jo vetem Shkodra,por e gjithe Shqiperia kishte po’ kete vlersim e mirenjiohje per legjenden e boksit shqiptar Ahmet Golemin,ku vazhdoi te mbetet i paharruar me komentet e tij ne transmetimet televizive. Emri tij do te mbetet i skalitur ne historine e boksit shqiptar.
NAMIK MEHMETI
FIRENZE MAJ 2021