Pas nje semundje te rende u nda nga jeta mesuesja e edukimit fizik TEUTA GOLEMI (MEHMETI) e cila u percoll me respekt per ne varreza nga familjaret, te afermit dhe koleget e saj. Teuta i perket nje familje te njohur sportive ne qytetin e Durresit, ku motra e saj Eglantina Golemi ka qene nje rekordmene absolute ne garat e notit duke mbajtur shume rekorde kombetare, qe i kane rezistuar kohes per vite te tera.
Ndersa i vellai Velican Golemi nje emer i njohur i mundjes klasike qe me Partizanin beri nje karriere te suksesshme ne vitet ’60
Teuta pasi mbaroj institutin 2 vjecar per edukumin fizik dhe krijoj familjen e saj ne Shkoder duke u martuar me nje koleg te saj Qani Mehmetin, i cili u nda nga jeta para nje viti, u shkodranizua shpejt me qytetin verior ku per me shume se kater dekada punoi me perkushtim ne profesionin e saj te perferuuar.
Ajo kudo ku punoi fitoi respektin e kolegeve dhe te prinderve si ne Koplik dhe ne Shkoder. Me kujtohet nje ftese qe kisha marre nga Drejtoria e Shkolles se Mesme te Kpolikut ne fillimin e viteve ’70 ku do te organizohej ne ate qytet me pjesmarrjen jo vetem te nxaneseve por edhe te te rinjve qe punonin ne administrate e ish kooperativen bujqesore.
Teuta me perkushtim e seriozitet kishte bere nje pregaditje te shkelqyer se bashku me koleget e saj, duke ngritur ekipet eatletikes, volejbollit, futbollit, me uniforma sportive. Nje veprimtari e tille u pasqyrua edhe ne faqet e “Sportit Shqiptar” dhe ne shtypin lokal.
Shembulli i saj u vleresua edhe nga Komiteti Fizkultures Sportit, ku ish- kryetari i saj ne ato vite Bahri Axhemi. nje personalitet jo vetem per sportin shkodran por edhe ate kombetar, e zgjodhi Teuten ne forumet e ketij institucioni ku ajo si ne oren e mesimit ishte kurajoze te mbeshteste inisiativat per t’i dhene gjalleri jetes sportive ne shkolla.
Kete e demostroi me se miri kur punoi per vite te tera ne Gjimnazin “28 Nentori”, duke i dhene rendesine e duhur kesaj lende, ne nje nivel me oret e mesimit te lendeve te tjera. Koleget e saj si Mjeshtria e Merituar e Sportit Pina (Vuka) Haxhi, i ndjeri Esat Rakiqi, Llesh Vuksani etj,etj me kane folur me shume simpati per seriozitetin e saj ne pune, ne krijimin e maredhanieve shembullore me nxanesit, koleget e prinderit.
Me te njejtin pasion punoi edhe nes hhkollen e mesme profesioonale “Arben Broci” deri sa dpli ne pension. Ne “Eklocipedin e Sportit Shkodran” te hartuar nga Dashamir Sherja, emri i Teutes rradhitet ne listen e gjyqtareve te Shkodres per atletiken e lehte.
Por Teuta ishte nje prind shembullor, duke rritur e edukuar se bashku me Qaniun tre djem Ilirin, Platorin dhe Adnanin, te cilet sapo kishin bere hapat e pare per te çare jeten, ato se bashku me prinderit provuan kalvarin e vuajtjeve qe u diktoi diktatura e eger komuniste ne fundin e viteve 80.
Adnsani me dy shoke kerkuan te gezonin lirite e Prendimit, duke marre nje aventure per te çare Liqenin e Shkodres, ne vitet kur mesonin ne Gjimnaze. Teuta perballoi me shume karakter e dinjitet trajtimin c’njerzor qe i beri djalit te tyre dhe atyre vete si prind diktatura enveriste, ku Adi 17 vjecar u burgos ne Qafe Bari dhe ato si prind i larguan nga arsimi duke punuar ne ferma.
Qendrimi Teutes ndaj ketij trajtimi ishte per t’u admiruar dhe gjithnje qytetaret e Shkodres e inkurajonin dhe respektonin si mesuesen shembullore te femijeve te tyre. E tashme nuk na mbetet gje tjeter veçse t’i themi: Lamtumire Teuta Golemi (Mehmeti)!
NAMIK MEHMETI