Nga Namik MEHMETI
Nje vit me pare, ne lulishten tek Ura e Bunes, me sakte tek restorant “Panorama”, me adresoi nje telefonat e Mjeshtrit te Madh Sabah Bizi.
Kishte zgjedhur kete ambient per te kaluar oret e paradrekes, ne shoqerine e bashkeshortes Fici dhe te djalit te tij Brikenon, por nuk do te mungojshin here pas here dhe shoket e tij me te cilet kishte luajtur, fansat qe e kishin ndjekur e duartrokitur jo vetem ne Shkoder por ne te gjithe Shqiperine.
Ne ate takim, bashkebisedimi yne kaloi si ne nje radiografi ne ato kujtime qe ai shpaloste me modesti, pa I bere grope gjoksit se ishte perballur me legjendat e futbollit europian si Bekenbauer, Prohaska, Dejna, me te njejten klas futbolli qe kishin prezantue kundershtaret e tij.
Kane shkruar per njeriun e lindur per futbollin, gazetare e shkrimtare. Besnik Dizdari i ka thur nje testament me librin “Sabah Bizi…dhe brezi i tij”, ne gazetaret ne Shkoder me Rifat Uruçin, Ymer Striniqin, Gasper Markun, Gjergj Kolen, Admir Uruçi si dhe autori i ketyre rradheve, po dhe gazetare e komentatore ne Tirane e gjithe Shqiperine ku me i spikaturi ishte legjenda e mikrofonit shqiptar Ismet Bellova etj, prandaj nuk do te perserise ate trashigimi qe la pas i fundi i treshes se famshme “Rragami- Zhega- Bizi”, fitimtari i perhershem ne statistikat e futbollit shkodran e ate shqiptar.
Dhe duke kujtuar ate takim te fundit me Sabah Bizin, ndjeva dhe emocione tek kaluam ne kujtim te shokeve te tij Ramazan Rragami, Din Zhega, Esat Rakiqi, Selami Dani me te cilet fillimet e futbollit i kishin ne lagjet Ndocaj, Dergut, dhe ne ate aneksin e stadiumit ish-Vojo Kushi.
Kontribut te çmuar jo vetem ne fushen e blerte, por pas lenies se futbollit ka gjurme edhe si drejtues e trajner tek ekipi i tij i zemres Vllaznia.
E kujtoj si sot ate preokupim te Bizit ne rolin e sekretarit te klubit futbollit Vllaznia, para tre dekadave kur klubet kishin kaluar drejt privatizimit, ekipet ishin varferuar nga eksodi qe kishte perfeshire Shqiperine, kur arkat financiare ishin zbrasur, per te mbajtur ne kembe ngrehinen Vllaznia qe shkonte drejt festimit te 100 vjetorit te saj.
Trokiti ne zyrat e Parlamentit Shqiptar per te takuar te ndjerin Azem Hajdari, deputet ne fillimet e demokracise ne Shkoder, i cili jo vetem per Vllaznine kishte debulese por Bizin e mbante idhullin e tij. Rezultati: Siguroi nje autobus falas per ekipin, komplete sportive per stervitje e ndeshje, e me pas dhe nje mbeshtetje totale per Vllaznine kur u zgjodh President i ketij klubi.
Dhe ne ato vite te veshtira te mbijeteses se futbollit shkodran, Sabah Bizi kishte meriten qe futbolli i ketij qytetit te mos shkonte ne gremine siç ndodhi me shume klube futbolli me tradita ne Shqiperi.
E shprehu dhe gezimin e tij kur nje tjeter biznesmen, i ndjeri Myftar Çela do t’i thoshte Bizit se Vllaznia do te mbijetoje dhe ai ishte realitet kur u shpall kampione ne vitet 1998 dhe 2001.
E kam si peng qe nuk ndodhem ne ceremonine e lamtumires se “NDERI TE KOMBIT”, mikut tim Sabah Bizi per t’i hedhur nje grusht dhe ne varrin e tij, por nga larg me duhet t’i them: Te qofte dheu i lehteper te dhe pushofsh ne paqe Sabah Bizi!
NAMIK MEHMETI
FIRENZE 15.O1.2025