Sa here qe kemi biseduar per sportin e boksit me Limanin, i kam hapur dhe nje paranteze, duke i kujtuar sportin e mundjes. E priste me shume kenaqesi biseden ne fjale pa fshehur dhe emocione qe i sillnin ne kujtese nje ndeshje e zhvilluar ne fillim te viteve ’60 ne stadiumin e qytetit tone.
Eshte fjala per nje duel me nje kampion e Mjeshter te Merituar Sporti, Alush Abdihoxha i Partizanit. Limani nuk ishte me shume se 18-19 vjec. E kam pas fatin me kene i pranishem ne ate ndeshje dhe per te qene edhe sot deshmitar i nje ndeshje model, siç thuhej, per mundjen greko-romane.
Mbaje mend se gjithashtu ne ato vite e ne vazhdim, siç kishte boksi tifozet e saj, edhe mundjes nuk i mungonin. Tribuna qendrore dhe dy anesoret e saj, ne ish stadiumin ‘Vojo Kushi’ ishte e mbushur plote e perplote.
Ne tapetin e ngritur si nje ring boksi, Liman Kulla beri nje dyluftim me mjeshtrin Abdihoxha, per tre raunde nga tre minuta qe i detyroi sportdashesit ta ndiqnin ne duatrokitjeve dhe thirrje per Kullen, duke qendruar me shume ne kembe. Tre raunde kalime nen krah, kalime ne ure qe zgjatnin me shume se nje minute, kalime ne nje kohe te dy mjeshtrit ne ure.
Pra nje model i vertete i mundjes greko-romaake. Mjeshtri Abdihoxha u shpall fitues me diference te vogel pikesh, por ne se gjyqtari ne tapet i ngriti doren mundesit te Partizanit, ishte vete ai qe i ngriti doren edhe rivalit te tij, Liman Kulla. Fotot e asaj ndeshje jo vetem ne gazeten Sporti jane botuar, por fotografite e ketij dueli kane zene vend ne faqet albumeve sportive, duke u afishuar edhe ne Shkoder.
Limani ishte teper modest kur behej fjale per ate ndeshje. ‘I kam si relike ato fotografi dhe kam nostalgji, ndaj dhe nuk i kam nxjerre jashte albumit’- me thoshte ai.
Me Limanin ndermorem inisiativen per te krijuar ne fillimet e demokracise Shoqaten e Boksit ne Shkoder, duke patur mbeshtetjen e te gjithe veteraneve te ketij sporti, mjeshtrave te njohur Sh.Halili, F.Efovia, Sh.Bregu, K.Ashiku etj.
Ishte trajneri i boksit shkodran Zef Gjoni i cili i dha vendin e merituar Liman Kulles duke e mbajtur afer Vllaznise jo vetem si specialist i ketij sporti por edhe si organizator e administrator ne krijimin e nje arshive me vlere per kete sport.
Pa dyshim ne sukseset e Vllaznise gjate ketyre tri dekadave ne kampionatet kombetare, kupat a Shqiperise, memorialin e boksit shkodran, ne aktivitetet nderkombetare, nje merite ka dhe Liman Kulla.
NAMIK MEHMETI
Firenze 25.12.2019