Panteoni i sportit shkodran nga sot ka edhe nje tjeter pjestar me pak ne rradhet e tij. Kjo sepse eshte ndare nga jeta ne moshen 79 vjeçare ish- basketbollisti, trajneri dhe drejtuesi i SK Vllaznia Valter Kalaja.

Ai prej vitesh jeton ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes bashke me familjen e tij, vend ku ka mbyllur syte diten e sotme. Lajmin e ka konfirmuar per “Shkodra Sport” nje nga koleget e tij te basketbollit, mjeku i njohur Zyhdi Çoba.

Doktor Çoba ka marre nje telefonate nga Amerika e larget teksa nje nga miqte e tij e ka lajmeruar per ndarjen nga jeta te Valter Kalajes.

Ka lindur ne Shkoder me 29 nentor 1941 dhe ne rinine e tij zgjedh te merret me basketboll, nisur edhe nga te dhenat fizike. Ne moshen 18 vjeçare i eshte bashkuar ekipit te pare te Vllaznise perkrah emrave te tille si Esat Haxhi, Muhamet Sokoli, Vehbi Ademi, Luan Shatku, Skender Osmani, Renato Radojën, Filip Guraziun etj., si dhe përkrah bashkëmoshatarëve të tij si Zyhdi Çoba, Angjelin Shiroka, Gjon Tarri etj.

Karriera e tij si basketbollist nuk eshte shume e gjate, megjithate Valter Kalaja nuk do te largohej nga sporti i tij i preferuar, basketbolli.

Ne vitet ’80 d0 te merrte drejtimin e ekipit te femrave me te cilin arrin disa suksese, teksa veçohet vendi i parë dhe medaljet e arta në Spartakiadën e Katërt Kombëtare, atë të vitit 1979.

Nderkohe me pas do t’i besohej drejtimi i Klubit Sportiv Vllaznia, ku rolin e shefit te tij permbi nje dekade, sukseset e te gjithe ekipeve shkodrane kane qene te shumta.

Me rastin e ndarjes nga jeta te tij, Zyhdi Çoba ne emer te te gjithe komunitetit te basketbollit shkodran i shpreh ngushellimet me te sinqerta familjes Kalaja per humbjen e njeriut te saj te dashur.

Ne kete ngushellim bashkohet edhe redaksia e gazetes “Shkodra Sport”. I perjetshem qofte kujtimi yt Valter Kalaja!
Gjergj KOLA