Mesditen e sotme futbolli shkodran ka marre nje lajm te hidhur. Eshte ndare nga jeta ne moshen 77 vjeçare ish- futbollisti i Vllaznise se viteve ’60’-’70 Nuh Isufi. Ne 2-3 muajt e fundit ka kaluar momente te veshtira si rrjedhoje e nje semundje te rende, te cilen nuk ka arritur dot ta mposhte dhe si rrjedhoje sot na ka dhene lamtumiren. Ceremonia e percjelljes per ne banesen e fundit do te zhvillohet diten e neserme ne oren 12:30.

Nuh Isufi ka lindur ne Shkoder me 1 gusht te vitit 1946 dhe me futbollin do te angazhohej shume shpejt, duke qene fillimisht pjesmarres ne Spartakiadat e shkollave ku ka spikatur per aftesite e tij dhe kjo ka bere qe te vijoje te merret me futboll duke u aktivizuar me ekipet e moshave te Vllaznise.

Njekohesisht ndjek edhe shkollen dhe si rrjedhohet caktohet te punoje fillimisht ne Qytetin Stalin ku dhe luan me ekipin e Naftetarit per 3-4 vite duke u rikthyer me pas serish ne Shkoder tek Vllaznia ku luan edhe per 2-3 sezone te tjera me shume sukses ne rolin e “alos” se majte. Ka luajtur deri ne fillimin e viteve ’70 dhe me pas detyrohet te braktise fushen e blerte.

Megjithate ka qene gjithmone prane sportit te tij te dashur, por tashme ne rolin e tifozit. Madje deri ne fundin e sezonit te kaluar, Nuhi ka qene i pranishem ne çdo ndeshje ne tribunen VIP te stadiumit “Loro Boriçi” perkrah veteraneve te tjere, pikerisht ne vendin e caktuar per ta nga drejtuesit e klubit Vllaznia.

Por neser e prapa ai nuk do jete me i pranishem ne vendin e tij ne tribunen e stadiumit per te ndjekur e mbeshtetur Vllaznine e tij te dashur. Nuh Isufi na la edhe fizikisht.Me kete rast, ne emer te gazetes “Shkodra Sport” i shoreh ngushellimet me te sinqerta familjes se tij per humbjen e njeriut te saj te dashur, por edhe komunitetit te futbollit shkodran per ndarjen nga jeta te nje pjestari te denje te tij. I perjetshem qofte kujtimi yt Nuh Isufi!
Gjergj KOLA