Ndahet nga jeta ne moshen 53 vjeçare ish- arbitri i futbollit, por edhe gazetari dhe radiokronisti i njohur i sportit, Mentor Sopjani. Brenda dy muajsh ai ishte ne lufte me nje semundje te rende dhe pavaresisht perpjekjeve te bera, nuk ia doli ta sfidonte ate.
Nje humbje e madhe padyshim qe familjen Sopjani per ndarjen para kohe te njeriut te saj te dashur, por edhe per gjithe komunitetin e sportit per te cilin ka ka kontribuar prej gati 30 vitesh.
Mentori kishte lindur me 1 nentor 1971 ne Lushnje, por nderkohe ka qene edhe i lidhur ngushte me Shkodren duke qene se ishte nip i ketij qyteti dhe kjo e beri ate te ishte edhe nje tifoz i zjarrte i Vllaznise.
Por me pas, iu perkushtuar arbitrimit duke u bere per vite me rradhe njeri prej arbitrave me te mire te vendit, ndersa vitet e fundit ka kryer rolin e vezhguesit te tyre. Njekohesisht gjate gjithe ketyre vite ka kryer edhe detyren e gazetarit sportiv dhe te radiokronistit sepse futbolli per te ishte gjithçka.
Megjithate, Mentori te gjithe keto pasione te tij i la pergjysem mesditen e sotme dhe keqardhja eshte shume e madhe per ndarjen e tij te parakohshme nga jeta. Gazeta “Shkodra Sport” i shpreh ngushellimet me te sinqerta familjes Sopjani per humbjen e njeriut te saj te dashur. I perjetshem qofte kujtimi yt Mentor!