Noti shkodran ka humbur ditën e djeshme një pjestar dinjitoz të tij. Ish- kampioni i këtij sporti- Zamir Kozmaj ka ndërruar jetë në moshën 57 vjeçare. Gjendja e tij shëndetësore kohët e fundit nuk ka qenë aspak e mirë dhe si rrjedhojë ai nuk ka mundur dot ta fitonte betejën me sëmundjen që e shqetësonte.
Zamiri ishte pjesë e një familje të njohur në sportin e notit, pjesë e “dinastisë” së Muriqëve dhe mësimet e para të këtij sporti i mori nga dajat e tij, emrat e mirënjohur Ismail dhe Enver Muriqi.
Por ndërkohë në familjen Kozmaj kishte edhe të tjerë pjestarë qe u moren me sportin e notit ku mbi te gjitha ka spikatur notarja kampione dhe rekordmene Kudrete Kozmaj, njekohesisht edhe trajnere e Vllaznise dhe e ekipit kombetar me pas.
Sporti ka qene pjese e vazhdueshme e diskutimeve ne kete familje dhe padyshim qe Zamiri eshte ndjere mire per ate kontribut te dhene per notin shkodran dhe shqiptar. Kuptohet qe ndarja e tij e parakohshme nga jeta eshte nje humbje e madhe jo vetem per familjen e tij, por edhe per komunitetin e notit.
Gazeta “Shkodra Sport” i shpreh ngushellimet me te sinqerta familjes per humbjen e njeriut te saj te dashur. Ceremonia e percjelljes se tij per ne banesen e fundit do te jete sot (e premte) ne ora 16:00.