Nga Gjergj KOLA

Eshte ndare nga jeta pak dite me pare ne moshen 80 vjeçare ish- basketbollisti i Vllaznise Angjelin Shiroka. Vitet e fundit ka kaluar nje gjendje jo te mire shendetesore dhe si rrjedhoje dymetroshi i koshit shkodran nuk ka mundur t’ia dale duke i dhene ne kete menyre lamtumiren familjes, miqve dhe shokeve te tij. Ai ka jetuar prej vitesh ne Itali, vend ku dhe ka nderruar jete.

Angjelini ka lindur ne Shkoder me 17 mars 1944 dhe ne rinine e tij zgjodhi te merret me basketboll, nisur edhe nga shtatelartesia e tij. Do te bashkohej shpejt me ekipin e te rriturve te Vllaznise duke qene pjese e nje brezi te shquar basketbollistesh te atyre viteve si Renato Radoja, Zyhdi Çoba, Asllan Gjyrezi, Nikolin Pali, Nikolin Kovaçi etj.

Me pas, do te kryente sherbimin ushtarak ne Gjirokaster dhe gjate ketyre viteve ka dhene kontributin e tij per ekipin e Luftetarit e me pas do te rikthehej serish te Vllaznia, per te luajtur me te tjere lojtare si Refik Vorfa, Zef Gjoni, Asllan Gjyrezi, Skender Belinovi, Xhelal Kalaja, Agim Haliti, Mehdi Bajri etj.

Pozicioni i tij ne fushe, nisur edhe nga shtatelartesia qe e karakterizonte ka qene ai i qendres. Do te luante basketboll deri ne fillimin e viteve ’70 duke dhene kontributin e tij per ngjyrat kuqeblu ne menyren me te mire te mundshme. Si rrjedhoje, Angjelin Shiroka ze ne nje vend te rendesishem ne historine e ketij sporti ne Shkoder dhe jo vetem.

Gazeta “Shkodra Sport” i jep ngushellimet me te sinqerta familjes Shiroka per humbjen e njeriut te saj te dashur, por edhe komunitetit te basketbollit per ndarjen nga jeta te nje emri te rendesishem te historise se tij. I perjetshem qofte kujtimi yt Angjelin Shiroka!