Pasditja e sotme na ka sjelle nje lajm te hidhur per gazetarine sportive shqiptare. Eshte ndare nga jeta nje nga gazetaret dhe komentatoret me te njohur ne vend, Vladimit Grillo.
Lajmin e ka dhene nje koleg i tij, Defrim Methasani permes nje statusi te publikuar ne rrjetet sociale ku ai shpreh keqardhjen per humbjen e nje kolegu me te cilin punoi per 25 vite me rradhe. Ja çfare shkruan ai:
“Shuhet ikona e ekranit per sportin Vladimir Grillo, gazetari dhe komentatori me të cilin ndava 25 vite të jetës sime. Humba një mik të shtrenjtë, ashtu si familja Grillo njeriun më të dashur të saj. Vërtet dhimbje e madhe.
Rtsh humbi simbolin sportiv dhe të mikrofonit. Sëmundja e rëndë e rrëzoi mjeshtrin e fjalës dhe komentit në moshën 74 vjeçare. U prehtë në paqe. Mungesa e tij do të na shoqëroj gjithë jetën!”