Nga Gjergj KOLA
Ne oret e fundit te mbremjes se djeshme, ish- gjimnasti i njohur i Vllaznise Artan Vukatana na ka dhene nje lajm shume te keq. Eshte ndare nga jeta ne moshen 81 vjeçare ish- trajneri i njohur i ekipit shkodran Bardhyl Hoxha.
Ai prej shume vitesh ka jetuar bashke me familjen e tij ne Itali, vend dhe ku ka mbyllur syte. Nje humbje e madhe per te gjithe komunitetin e sportit te gjimnastikes dhe jo vetem sepse Bardhi ka qene nje personalitet i sportit.
Bardhyl Hoxha ka lindur ne Shkoder me 3 dhjetor 1943 dhe gjate gjithe jetes se tij do te ishte i lidhur ngushte me sportin, duke i dhuruar Shkodres dhe Shqiperise shume suksese.
Do te merrte drejtimin e ekipit te Vllaznise se femrave te gjimnastikes artistike ne vitet ’70 dhe duke seleksionuar nje grup vajzash te talentuara si Ermira Mandija. Fatime Sujovi, Irma Zyberi, Qamille Rama, Remzije Ashikja, Mimoza Skuqi, Angjelina Manovi, Kozeta Vasili etj, me te cilat do te arrinte shume suksese dhe mbi te gjithe evidentohen medaljet e arta ne Spartakiadat kombetare te viteve 1979 dhe 1984.
Nderkohe pas largimit nga Vllaznia do te shkonte ne Tirane, aty ku do te merrte persiper te kryente detyren e sekretarit te Federates Shqiptare te Gjimnastikes per shume vite me rradhe.
Bardhyl Hoxha ka qene gjithmone nje njeri qe reflektonte pozitivitet me ate rigorizitetin e punes, por edhe buzeqeshen qe nuk i ka munguar kurre. Shoqeruar edhe me profesionalizmin ne detyren e tij per te cilen ka marre jo pak vleresime gjate karrieres se tij.
Nderkohe Sportklub Vllaznia dhe Bashkia Shkoder me rastin e festimeve te 100 vjetorit te SK Vllaznia e ka vleresuar Bardhyl Hoxhen me “Mirenjohje” si “Trajneri i shekullit” per sportin e gjimnastikes. Nje vleresim ky mese i merituar per kete figure te madhe te ketij sporti.
Gazeta “Shkodra Sport” i shpreh ngushellimet me te sinqerta familjes Hoxha per njeriun e tyre te dashur dhe njekohesisht edhe komunitetit te gjimnastikes shkodrane e shqiptare per ndarjen nga jeta te nje pjestari dinjitoz te tij. I perjetshem qofte kujtim yt profesor Bardhi!
