
Paraditen e djeshme është inaguruar palestra e re e boksit e klubit sportiv Vllaznia. Në fakt nuk ka patur prerje shiriti por megjithatë tashmë zyrtarisht boksierët shkodrane kanë një palestër të re që është ndërtuar në ambjentet poshtë tribunave të stadiumit “Loro Boriçi”. Trajneri i ekipit shkodran Zef Gjoni e vlerëson shumë ndërtimin e kësaj palestre dhe shprehet se ajo do të shërbejë për rritjen e cilësisë sportive të boksierëve të Vllaznisë por edhe të kombëtares shqiptare. Të pranishëm në këtë ceremoni të thjeshtë kanë qenë edhe drejtusit e lartë të Federatës dhe pikërisht presidenti Florend Kalivopuli është i kënaqur që tashmë Shkodra ka një palestër të tillë që në fakt nuk ekziston as në Tiranë.Palestra e boksit në fakt është ndërtuar falë marëdhënieve shoqërore të trajnerit Gjoni me presidentin e firmës që ka ndërtuar stadiumin, sepse të gjitha palestrat e tjera janë lënë në mëshirë të fatit dhe ende nuk dihet se kur do të përfundojnë.
© shkodrasport.com