Mosrinovimi i kontratës me Kukësin ndonëse e shpalli atë kampion sezonin e kaluar nuk është pritur mirë jo vetëm prej tij por edhe prej tifozëve kukësianë që madje i “shpallën luftë” presidentit Safet Gjici për këtë gjë. Duke se Ernest Gjoka në pamje të parë me këtë rikthim në Kukës, tashmë si kundërshtar, do të kërkojë “të marrë hak” por në fakt nuk është kjo. Ka qenë vetë trajneri që ka mohuar të gjitha dyshimet për këtë.

Ja si është shprehur ai në konferencën e sotme për shtyp: “Jo jo nuk kam asgjë me Gjicin, Aspak nuk kam punë me Gjicin. Me të kam kaluar një vit të jashtzakonshëm. Jemi ndarë me një mënyrë profesionale pasi kontratën me Kukësin e kam patur një vjeçare. Kështu që nuk kam asnjë loj ambicje apo gjëëje për ti treguar Kukësit. Unë punën time i kam treguar tek Kukësi, pasi me të kam arritur që të fitoj dy trofe të rëndësishëm. Unë kam një emocion shumë të madh, pasi shkoj e luaj përballë skuadrës ku kemi bërë një vit të jashtzakonshëm. Kemi luftuar shumë. Kemi vuajtur shumë me gjysmën e futbollisteve që nesër do të kem përballë. Por kam emocione pasi do të jem përballë të gjithë aatyre tifozëve që na kanë mbështetur fort me gjithë vështirësitë e tyre. Na kanë mbështetur aq shumë sa do të jenë gjatë në memorien time, pasi na kanë mbështetur në çdo rreth, për të patur suksesin e madh që kemi arritur në fund. Por tashmë jam pjesë e Vllaznisë dhe padyshim që do të tentojë të bëjë më të mirën edhe me të. Nuk kam ardhur këtu për t’i shpëtuar rënies nga kategoria. Unë si trajner por edhe stafi im, kemi ambicje për të bërë gjëra të mira dhe për këtë po punojmë”.

© shkodrasport.com