Një incident i rëndë ka ndodhur në momentin e peshimit të boksierëve Mike Tyson e Jake Paul, që do të duelojnë mes tyre mbrëmjen e së shtunës.
Në momentin që kanë dalë “ballë për ballë”, Mike Tyson, ish-kampion bote në peshën e rëndë, ka goditur me shpullë rivalin e tij, 30 vjet më të ri.
Menjëherë kanë ndërhyrë stafet e të dy sportistëve që kanë ndarë boksierët, me Paul që nuk reagoi pas goditjes. Mendohet se ka qenë gjesti i Paul, që iu afrua Tyson duke ecur si një majmun, që ka sjellë këtë reagim të ikonës së ringut.
Tyson nuk pranoi ta komentonte atë incident, duke thënë se “fjalët mbaruan”. Ndërsa Paul tha se ai goditi si një “zoçkë”, duke shtuar: “Ai nuk do të arrijë të më kafshojë veshin”./telesport/