Ndeshja e sotme miqesore ne mes Vllaznise dhe Erzenit, e luajtur ne stadiumin “Loro Boriçi” ka patur brenda edhe nje incident te vogel. Pikerisht ne minuten e 30-te, arbitri kryesor i takimit Indrit Myrtja ka larguar me kartonin e kuq mbrojtesin e majte te Vllaznise, maqedonasin Aleksandar Isaevski.
Nje vendim qe ka sjelle irritimin jo vetem te lojtarit ne fjale, por me se shumti te futbollistit tjeter te vllaznise Adili qe ka vrapuar shume metra drejt kryesorit duke protestuar.
Por perse u dha kartoni i kuq? Te pakten nga sa u pa ne stadium, Isaevski duket se ka ofenduar arbitrin i cili nuk ka ngurruar t’i tregoje kartonin e kuq.
Por te pranishmit ne pisten e stadiumit dhe qe kane qene prane ne ato momente, bejne te ditur se mbrojtesi i Vllaznise vertete ka leshuar nje ofendim nga goja por jo ne adrese te arbitrit. Ai nuk ka arritur te kape nje top ashtu si duhet dhe per rrjedhoje ka reaguar.
Duket se ka patur nje keqkuptim te Myrtjes ne kete drejtim, megjithate vendimi nuk eshte kthyer. Gjithsesi ne fillimin e pjeses se dyte, Vllaznia me mirekuptimin e te gjitha paleve ka hedhur ne fushe nje futbollist tjeter, pikerisht Smajlin, per te zevendesuar keshtu Isaevskin e larguar nga fusha me te kuqe.
www.shkodrasport.com