Një incident është shënuar në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës pas përfundimit të ndeshjes Kukësi-Partizani.
Policia ka shoqëruar 5 persona në komisiariat mes tyre dhe menaxherin e klubit të të kuqve.
Përplasja ka nisur për shkak se dy tifozë të Partizanit nuk kanë patur maska për t’u ruajtu nga COVID-19.
Menaxheri i Partizanit ka ndërhyrë për të qetësuar situatën, por policia e ka shoqëruar dhe atë.