Incidentet në Air Albania gjatë derbit mes Tiranës dhe Partizanit kanë bërë që FSHF të “kyçë” dyert e impiantit për një kohë të pacaktuar.
Dëmtimet e stolave, hedhja e flakadanëve në fushë të cilat kanë djegur barin janë arsyet e forta pse Federata ka zgjedhur të veprojë në këtë mënyrë.
Komisioni i Disiplinës pritet të marrë masa të forta ndaj dy klubeve dhe pavarësisht se faj kanë të dy kampet, kalendari ia “faturon” dëmin sportiv bardhebluve.
Partizani shkon në transfertë këtë javë ndërsa kampionët në fuqi duhet të presin në shtëpi Laçin, në këtë mënyrë, Tirana duhet të gjejë një tjetër stadium për të pritur kurbinasit.
Selman Stërmasi nuk plotëson kushtet për Superioren ndaj të shtunën në orën 17:00, të gjitha faktorët të dërgojnë në Elbasan Arena./newsport/