Burime jozyrtare nga FSHF bëjnë me dije se ndeshjet e javës së 21-të të Superligës mund të shtyhen me një ditë.

Mesohet se vendimi mund të merret pas kerkesës publike që tashmë ka bërë Bashkia e Shkodrës dhe KF Vllaznia, pas incidentit të rëndë që i ndodhi trainerit Ernest Gjoka në përfundim të stërvitjes pasditen e sotme.

Të njëjtat burime shtojnë se shtyrja mund të bëhet me vetë një ditë, pra nga e shtuna, të gjitha ndeshjet e Superligës të luhen ti dielen, brenda të njëjtës javë.

Po ashtu, pritet që të shtyhen me një ditë edhe ndeshjet e parashikuar mesjavën që vjen, nga e merkura të luhen të enjten.

Pritet që FSHF të dalë me një vendim të tillë, duke ju përgjigjur kështu pozitivisht kërkesës së Vllaznisë, e cila u bë publike në të njëjtën deklaratë ku Bashkia e Shkodrës dhe Klubi dënonin aktin e rëndë ndaj trainerit Ernest Gjoka./shkodraweb/