Dy dite me pare ne Shkoder ka ndodhur nje tjeter incident. Gomat e makines se trajnerit te Vllaznise B Ervis Kraja jane gjetur te shpuara dhe vete ai e ka konsideruar nje presion qe i behet edhe atij per shkak te detyres.
I pyetur ne lidhje me kete incident, trajneri Ernest Gjoka eshte shprehur: “Me vjen keq qe ka ndodhur nje tjeter incident i tille ne Shkoder.
Aq me teper per Krajen i cili eshte nje nga miqte e mi me te mire, nje nga njerezit qe me ka qendruar me prane qe kur kam ardhur tek Vllaznia.
Por shpresoj qe ky incident te mos i kete ardhur prej meje meqe me kane pare duke qendruar shpesh me te”.
www.shkodrasport.com