Klubi shumësportësh Vllaznia ia ka ulur trajtimin ushqimor kampionit të Europës Erkand Qerimaj. Veprimi absurd I drejtuesve të tij justifikohet me faktin se ai nuk është shpallur kampion në garat e zhvilluara muajin e kaluar teksa Qerimaj nuk arriti ta mbyllte garën për shkak të një dëmtimi në bërryl. Për këtë arsye, klubi nga 500 mijë lekë të vjetra në muaj që I ka dhënë si trajtim ushqimor këtij sportisti, ia ka ulur atë me 50 mijë lekë.

Sigurisht që nuk ka shumë rëndësi vlera e zbritur por veprimi I bërë prej tyre e ky veprim ka indinjuar jo pak Erkandin dhe jo vetëm atë por edhe trajnerin Muhamet Tuzi. Ky I fundit e ka ngritur këtë shqetësim edhe në një intervistë për gazetën www.shkodrasport.com kur ka thënë: “Më duket shumë e pakuptushme dhe prandaj jam i indinjuar me veprimin e drejtuesve të klubit. Kampionit në fuqi të Europës Erkand Qerimajt, i kanë ulur trajtimin ushqimor. Vërtetë 50 mijë lekë janë ulur por nuk ka shumë rëndësi vlera por trajtimi që i bëjnë këtij emri të madh të sportit. Justifikimi është se nuk e ka mbyllur garën në kampionatin kombëtar kur siç dihet ai ka sakrifikuar duke konkurruar për Vllazninë në këtë kampionat dhe është dëmtuar në bërryl duke vënë madje në rrezik edhe pjesmarrjen e tij në Kampionatin Botëror”- ka thënë trajneri Tuzi.Të njëjtin pretendim ai ka edhe për dy sportistët e tij të tjerë, Emanuel Lushin, kampionin e Shqipërisë për të cilin u premtuar një trajtim ushqimor prej 300 mijë lekësh por iu caktua 280 dhe për Xhulio Prronin, një nga sportistët më me perspektivë. Por ndoshta në ditët e ardhshme, klubi shumësportësh Vllaznia do ta rishikojë edhe njëherë ndarjen e trajtimeve ushqimore për ekipin e peshëngritjes.
© shkodrasport.com