Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka folur për gazetarët e pranishëm në Romë pas përfundimit të Asamblesë Zgjedhore të FIGC: “I lumtur për rizgjedhjen e Gravina-s? Po, absolutisht. Kur ka vetëm një kandidat, do të thotë që të gjithë janë të kënaqur. Me Gravina-n njihemi prej shumë vitesh.
A po ecën mirë Italia në futboll? Duhet të bëjë gjithmonë më mirë, duhet të jetë lidere në botë. Ka disa projekte në fushën e futbollit dhe të infrastrukturave ku duhet të përmirësohet krahasuar me vitet e fundit.”
Absolutisht po. Sot, në Itali, stadiumet nuk janë në nivelin e vendeve të tjera në botë. Italia duhet të ketë stadiume të klasit më të lartë. Sot, stadiumi nuk është vetëm një vend ku luhet futboll, por duhet të jetë krenaria e një qyteti, një pikë referimi për të gjithë. Më kanë thënë që po lëvizin disa gjëra, shpresoj që të ecin më shpejt.”
Dhuna që lidhet me futbollin (duke iu referuar incidentit të fundit në Udine)…
Dhuna, për fat të keq, është një problem, jo vetëm në Itali, por edhe në vende të tjera. Është një punë që duhet ta bëjmë të gjithë së bashku: të qetësojmë tifozët dhe t’u bëjmë të kuptojnë se gjëja më e rëndësishme është sporti. Futbolli duhet të bashkojë njerëzit. Mund të ketë shaka, tallje, por kurrë dhunë. Dhe kur ndodh dhuna, duhet të jemi shumë të ashpër, si në nivel ligjor, ashtu edhe në masat ndëshkuese. Nëse dikush është i dhunshëm, duhet të shkojë në burg për një kohë të gjatë dhe të mos i lejohet më të hyjë në stadium.”
Italia në Kupën e Botës?
Që prej dy edicionesh jam president i FIFA-s dhe në të dyja herët Italia nuk është kualifikuar. Çfarë mund t’ju them? Lëvizni dhe bëni diçka!”
Kalendari i ngarkuar i ndeshjeve dhe shtimi i Kupës së Botës për Klube
Është një kompeticion i mrekullueshëm, që u jep mundësinë shumë skuadrave dhe lojtarëve në botë të shkëlqejnë, duke iu dhënë një platformë atyre që ndryshe nuk do të kishin mundësinë të tregojnë veten. Gjithashtu, zëvendëson Kupën e Konfederatave të FIFA-s. Dhe në fund të fundit, FIFA është përgjegjëse për më pak se 1% të ndeshjeve në botë. Ndoshta duhet t’i kushtoni më shumë vëmendje atyre që janë përgjegjës për 99% të ndeshjeve dhe të filloni nga aty.”