Nje lajm i mire per futbollin e moshave dhe ate te femrave ne Shkoder. Prej pak ditesh ka nisur puna per ndertimin e nje tjeter ekipi femrash. E kemi fjalen per nje ekip me vajza te vogla te cilat kane shfaqur deshiren e tyre per t’u marre me kete sport.

Kjo eshte inisiativa me e fundit e shoqates sportive “Bashkimi” dhe e drejtuesit te saj Ervin Alushi. Perpos ekipeve te tjera te moshave te ndryshme qe ai drejton dhe me te cilet do te marre pjese ne kampionatet e Liges Amatore, tashme atyre po u shtohet edhe nje ekipe vajzash.

“Meqenese ne Shkoder jane te shumta vajzat qe duan te luajne futboll, morem kete inisiative per te ngritur edhe ne nje ekip vajzash i cili do te rregjistrohet ne kampionatet e Liges Amatore per Zonen e Shkodres dhe do te marre pjese ne kampionatin e moshes U13 ku konkurrojne edhe djemte”- eshte shprehur Alushi per “Shkodra Sport”.

Kujtojme qe per momentin duket se pjesmarres ne kete kampionat do te jene edhe ekipet e vajzave te Juban Danjes dhe te Murlanit. Mbase mund te kete edhe ndonje ekip tjeter qe do te krijohet sepse Shkodra ne fakt shquhet per numrin e madh te femrave qe e ushtrojne futbollin.

Dhe per kete arsye, inisiativa me e fundit e KF Bashkimit eshte vertete per t’u vleresuar dhe njekohesisht per t’u mbeshtetur sepse e meriton nje gje te tille./SHKODRA-SPORT.COM/