Brus Inkango nuk do të jetë pjesë e Vllaznisë për sezonin e ardhshëm futbollistik pavarësisht dëshirës së drejtuesve të saj për ta marrë. Sulmuesi francez ka nënshkruar një kontratë 1-vjeçare me opsion rinovimi edhe për një sezon tjetër me rumunët e Otelul Galatit. Lajmin në fjalë e ka konfirmuar lojtari dy ditë më parë në një prononcim për mediat shqiptare. Kësisoj, sulmuesi shumë i shpejtë tashmë mbetet një dëshirë e parealizuar për shkodranët që kishin shpresuar shumë ta merrnin në skuadër për sezonin e ri. Por ndoshta ata u vonuan në këtë drejtim ngaqë ende nuk i kanë dhënë as problemit të trajnerit të ri dhe në kushte të tilla, Inkango është nisur drejt Rumanisë, aty ku ka firmosur menjëherë me një skuadër të njohur si ajo e Otelulit. Me largimin e mundësisë së marrjes së këtij lojtari, për shkodranët tashmë bëhet edhe më e vështirë gjetja e dy sulmuesve cilësorë për sezonin e ardhshëm.