Rrjetet sociale tashme jane kthyer ne nje trendy edhe per shume sportiste, aktore e te tjere. Pikerisht ne baze te numrit te ndjekesve, konstatohet edhe popullariteti qe ato kane. Cristiano Ronaldo është futbollisti që ka më shumë ndjekës në rrjetin social “Instagram”. Por në të gjithë planetin ai është në vendin e dytë pas këngëtares Selena Gomez. Ronaldo, i cili sipas “Forbes” është sportisti më i paguar i planetit me 75 milionë euro fitim në vitin 2017, është i dyti në planet për numrin e ndjekësve në “Instagram” me 116 milionë ndjekës, nga 82.6 milionë që kishte në vitin e kaluar, kur ishte i gjashti.

Gjithsesi, Selena Gomez kryeson me 130 milionë ndjekës në “Instagram”, njeriu më i ndjekur në botë…32-vjeçari Ronaldo është i vetmi futbollist mes gjashtë njerëzve që kanë më shumë ndjekës në “Instagram”.

Pas Selena Gomez dhe sulmuesit të Real Madrid, në vendin e tretë me 115 milionë ndjekës, 1 milion më pak se Ronaldo, është Ariana Grande. Në vendin e katërt është një tjetër këngëtare, Beyonce, ndërsa në vendin e pestë, të kësaj renditje të veçantë, ndodhet Kim Kardashian. Taylor Swift ka zbritur nga vendi i dytë në të gjashtin, ndërsa Calvin Harris, Katy Perry dhe Kanye West kompletojnë 10 pozicionet e para të personazheve me më shumë ndjekës në “Instagram”.

Telesport.al