Mevlan Adili, Erdenis Gurishta dhe Demir Imeri janë tre lojtarët aktualë të Vllaznisë të cilët kanë bërë performancën më të mirë në vitin e fundit.
Në këtë konkluzion ka dalë kompania e njohur “Instat index” që merret me studimin e performancës së çdo futbollisti në të gjithë kampionatet e botës.
Ajo ka analizuar në hollësi paraqitjen edhe të lojtarëve të Kategorisë Superiore dhe është ndalur edhe tek ata të skuadrës që kryeson deri tani kampionatin- Vllaznia.
Lojtari me performancën më të mirë sipas “Instat” është mbrojtësi Mevlan Adili që e ka indeksin e paraqitjes në vlerën 243. Pas tij i dyti është kapiteni Erdenis Gurishta me koefiçentin 237 ndërsa në vend të tretë është Demir Imeri që e ka koefiçentin 233.
Pas kësaj tresheje vijnë më pas Imami (232), Shehi (231), Krymi (229), Marku (228), Isaevski (227), Jonuzi (226), A. Hoxhaj 220 e kështu me rradhë./SHKODRA-SPORT.COM/