Arsenali dhe Paris Saint-Germaini do të përballen sonte (e martë) në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, me fillim nga ora 21:00.

Më poshtë ju sjellim statistikat kryesore të dy skuadrave, lajmet e fundit nga ekipet dhe parashikimin e superkompjuterit të Opta-s për shanset drejt finales.

Statistikat kryesore

Paris Saint-Germaini ka shënuar golin e parë në secilën nga pesë ndeshjet e tyre të fundit si mysafir në Ligën e Kampionëve.

Lajmet nga ekipet

Arsenal:
Thomas Partey është i suspenduar, ndërsa Mikel Arteta shpreson që Mikel Merino të marrë dritën e gjelbër për të startuar në mesfushë. Ben White është në dyshim për këtë përballje, ndërkohë që Riccardo Calafiori, Gabriel Magalhães, Gabriel Jesus, Kai Havertz, Jorginho dhe Takehiro Tomiyasu vazhdojnë të mungojnë.

PSG:
Në anën tjetër, trajneri Luis Enrique ka të gjithë lojtarët në dispozicion dhe nuk raportohet për asnjë mungesë në skuadër.

Parashikimi i superkompjuterit të Opta-s

Arsenali, që eliminoi Real Madridin ashtu siç ishte parashikuar pas hedhjes së shortit, tani shihet si favorit për të fituar Ligën e Kampionëve për herë të parë, me 31.3% shanse.
Në krahasim, PSG-ja ka 22.0% shanse për sukses, që është përqindja e tretë më e lartë pas Barcelonës (27.4%).

Si funksionon modeli i superkompjuterit të Opta-s?

Modeli vlerëson probabilitetin e çdo rezultati (fitore, barazim ose humbje) duke u bazuar në shanset e tregjeve të basteve dhe renditjet e Opta Power Rankings. Performanca historike dhe ajo më e fundit e ekipeve luan rol kyç në këtë vlerësim. Gara simulohet 10,000 herë për të krijuar një parashikim të besueshëm për secilën skuadër.