Një model i Inteligjencës Artificiale po parashikon që Julian Alvarez përfundimisht do të fitojë Topin e Artë gjatë karrierës së tij, sipas Mundo Deportivos.

Megjithatë, AI parashikon që sulmuesi argjentinas nuk do ta fitojë çmimin si lojtar i Atletico Madridit, por si sulmues i Barcelonës.

A është modeli i AI i saktë apo e ka huqur? Si fillim, Alvarez nuk luan për Barcelonën aktualisht.

Sensacioni argjentinas është një lojtar kyç në Atletico Madrid, ku ka shënuar 22 gola dhe pesë asistime këtë sezon.

Sulmuesi argjentinas është lehtësisht lojtari më i suksesshëm për moshën e tij, me 16 trofe të mëdhenj të fituar në moshën 25-vjeçare.

Midis këtyre trofeve është Kupa e Botës, Liga e Kampionëve, Liga Premier, Copa America dhe Kupa e Botës për Klube. /Telegrafi/