Te Inter janë mjaft entuziastë për afrimin e Kristjan Asllanit. Mesfushori 20- vjeçar është i talentuar dhe shihet si e ardhmja.
Për këtë vjen nga Empoli si huazim, me të drejtë blerje në fund të sezonit. Kujtojmë se Asllani është futbollist i dalë nga moshat e Empolit.
Për afrimin e mesfushorit shqiptar është postuar disa herë në rrjetet sociale nga Inter, teksa së fundmi zikaltërit e kanë pasuruar galerinë për të me një video speciale motivuese.
“Të lëvizësh gjithmonë. Të mos ndalosh kurrë. Nga një shtëpi në tjetrën, brenda dhe jashtë fushës. Gjithmonë. Pa asnjë pushim, për kilometra e kilometra.
Me topin në këmbë dhe në kokë, vetëm kështu mund të ngjitem gjithmonë lart e më lart. Unë jam Kristjani, unë jam Inter!” thuhet gjatë videos.